Këto janë antenat që përhapin valët e AMC-së nga Tirana tek abonentët e saj në qytetin e Fierit, por përdoruesit e këtij telefoni të lëvizsshëm në këtë qytet kanë mëse dy muaj që sinjalin e AMC-së nuk e kanë në aparatin e tyre. Megjithëse nga ana e kompanisë difekti është i njohur, askush nuk po interesohet për t’a rregulluar. Kështu fierakët që janë përdoruesit më të mëdhenj të celularit pas Tiranës, presin me padurim që valët të futen në aparatet e tyre.

Janë gjithsej mbi 1500 persona që në këtë qytet kanë një kontratë dhe janë abonentë të rregullt të AMC-së të cilët edhe këtë muaj që antena nuk punon, kanë paguar rregullisht kuotën e caktuar. Së fundmi këtyre 1500 abonentëve u janë shtuar dhe 2000 klientë të tjerë. Këta janë përdoruesit e shërbimit telefonik me kartën AlbaKarta të cilët nuk po gëzojnë privilegjet e këtij shërbimi telefonik celular megjithëse për këtë kërkesat janë në rritje./tvklan.al