100-vjetori i Kongresit të Manastirit nga ku u bë e mundur dhe njehsimi i gjuhës shqipe po përkujtohet me aktivitete të shumta në Shqipëri, por dhe në të gjitha trevat e tjera ku flitet shqipja.

Një prej tyre është organizuar dhe në Tiranë nga akademitë e shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha.

Në një konferencë të posaçme për këtë ngjarje historike për popullin shqiptar akademikë dhe profesorë të shquar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia kanë mbajtur 23 kumtesa, të cilat kanë sjellë detaje dhe risi mbi punimet e Kongresit të Manastirit mbajtur në 14 Nëntor të vitit 1908.

Për krerët e akademive të shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës Teki Biçoku dhe Rexhep Ismailaj kuvendi i mbarë shqiptar i njohur si Kongresi i Manastirit është kuvendi më i rëndësishëm në historinë politike dhe kulturore të shqiptarëve.

Rexhep Ismajli:Bashkimi përtej ndasive fetare, ngatërrimeve krahinore, dallimeve shoqërore pa e mohuar diversitetin si të tillë dhe duke respektuar të gjithë u bë çelësi i suksesit të kongresit”.

Teki Biçoku: “Mund të thuhet se njehsimi i alfabetit nëpërmjet hartimit të një alfabeti si ky që kemi përbën hapin e parë e të sigurt drejt përpilimit të shqipes të përbashkët standarde”.

Konferenca është përshëndetur dhe nga kryeministri Berisha.

Sali Berisha: “100 vjet më parë burrat më të guximshëm vendosën në manastir alfabetin e gjuhës sonë të bazuar në alfabetin latin, i cili përbënte vendimin më të mençur dhe më të rëndësishëm ndofta që nga koha e Skënderbeut që shqiptarët kishin ndërmarrë”.

Megjithëse çështja e njehsimit të alfabetit zuri vendin kryesor në kulmet e Kongresit të Manastirit vetë kongresi nuk ishte një mbledhje thjesht gjuhësore, por u cilësua si një manifest politik, i cili ndihmoi në ngritjen e një shkalle më të lartë të kulturës dhe të arsimit shqiptar./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka