Lajme Arkiva 2003

Aksident i rëndë rrugor në rrugën Gjirokastër-Kakavijë. Rreth orës 21 të ditës së djeshme në këtë aks rrugor një makinë tip Wolksvagen me targa Gjirokastre është përplasur me një fugon me targa Tirane.

Si pasojë e kësaj përplasje ka ngelur i vdekur drejtuesi i automjetit Wolksvagen, 27-vjeçari nga Gjirokastra A.A., ndërsa drejtuesi i fugonit dhe dy prej pasagjerëve janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Gjirokastrës.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e ka patur të pamundur të japë shkakun e aksidentit, megjithatë hetimet vazhdojnë./tvklan.al