Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Laç-Mamurras mbrëmjen e së premtes. Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Për këtë arsye është vënë në pranga shoferi i mjetit, 21-vjeçari Egli Babasi. Ndërkohë mbetet i paidentifikuar viktima e këtij aksidenti. Policia thotë se ai mendohet të jetë rreth 60 vjeç.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia e Lezhës./tvklan.al