Lajme Arkiva 2003

Rreth orës 16:45 në kryqëzimin e Tiranës së re ka ndodhur një aksident i cili solli si pasojë përplasjen e dy makinave të tipit “Benz. Dy automjetet e përplasura ishin përkatësisht një Benz  190 me targë TR0780I me ngjyrë të bardhë dhe automjeti tjetër ishte Benz Avangard me targa FR3762B me ngjyrë gri metalizato.

Dy automjetet teksa futeshin në kryqëzim janë përplasur në pjesën e përparme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për të dyja automjetet. Sipas dëshmitarëve vetëm njëri prej shoferëve ka patur një dëmtim të lehtë në krahë ndërsa shoferi tjetër dhe pasagjerët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim serioz.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur forcat e policisë rrugore si dhe pjesëtarë të policisë së shtetit. Nga vetë pozicioni i përplasjes policia është duke shqyrtuar mbi përgjegjësitë e atij që shkaktoi këtë aksident./tvklan.al