Skuadra arabe fiton 28 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet

Al Hilal shkruan një faqe në librat e historisë. Skuadra e Arabisë Saudite vendosën një rekord të ri botëror, pasi shënoi fitoren e 28-të radhazi në të gjithë kompeticionet. Fitorja 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Arabisë, Al Ittihad u shpërblye me kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League aziatike për ekipin e Horge Zhesus.

Al-Hilal shfrytëzuan shanset e tyre, me Al-Shahrani që shënoi në minutën e 61-të dhe Malcolm vulosi ndeshjen në minutat e fundit. Gjatë kësaj serie të jashtëzakonshme, skuadra ka shënuar 81 gola, ndërsa ka pësuar vetëm tetë. Pjesë e skuadrës arabe janë emra të njohur të futbollit, mes të cilëve edhe braziliani Neymar, jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

Rekordi i mëparshëm i fitoreve radhazi në futbollin botëror, i vendosur në vitin 2016, i përkiste klubit uellsian New Saints, me 27 fitore radhazi. Para kësaj, rekordi ishte mbajtur nga Ajax për 44 vjet, me 26 fitore radhazi.

Klan News