Pas Laçit rishfaqet verdhëza edhe në qytetin e Lezhës, shkak për këtë është bërë uji i pijshëm. Sipas banorëve dhe mjekëve të spitalit të Lezhës, temperaturat që kanë ardhur gjithnjë në rritje ka bërë që numri i të shtruarve në spitale të ketë një rritje këtë muaj.

Situata epidemike e verdhëzës është alarmante pasi ka mjaft fëmijë nëpër shkolla të cilët mbartin virusin e hepatitit A dhe nuk janë diagnostifikuar. Vetëm në repartin e pediatrisë janë shtruar 14 raste, pa përmendur këtu ata të sëmurë me diare që trajtohen në ambulanca dhe në qëndra spitalore të tjera të rrethit.

Në spitalin e Lezhës asnjë nga mjekët nuk ka pranuar të prononcohet, ndërësa pranojnë faktin se ka një epidemi të përhapjes së verdhëzës. Qytetarët përveç përballjes me virusin dhe hepatitin A janë të detyruar të blejnë përveç ilaçeve edhe shiringa për injeksionet e tyre./tvklan.al