Trajneri i futbollit, Alban Bushi mendon se Gjermania ishte ekipi më i mirë i këtij europiani.

Sipas tij fati i keq i tyre ishte që u përballën me Spanjën. Nëse përfaqësuesja gjermane do të kualifikohej, sipas Bushit mund të fitonte lehtësisht me ekipet e tjera.

Alban Bushi: Yamal duhet të dilte më herët, nuk bëri asgjë. Kurse Willimas doli herët, duhet të qëndronte ende në fushë. Gjermanët e hidhin si kalama Yamal-in. Karakterisitika e Spnjës është tek këta dy lojtarë. Më vjen çudi që një ekip i madh të mbahet tek këta dy lojtarë që janë shumë të rinj. Në momentey që fut lojtarë të tjerë Spanja nuk ishte më, u duk si ekip lagjeje. Në 20 minutat e fundit Gjermania e ‘shpërbëri”. A thua që nuk ishte më i njëjti ekip. Edhe Morata luajti mirë. Gjermania është ekipi më i mirë i këtij europiani dhe të vjen keq që Gjermania iku. Trajneri gjerman ka ndryshuar filozofinë. Luan më bukur. Me futjen e Sane-së gaboi. Edhe Musiala nuk bëri gjë. Me këtë që ka treguar sot Gjermaniamund të merrte euopianin sepse këto ekipet e tjera nuk i llogarit fare.