Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi zyrtarët perëndimorë për qëndrim të butë ndaj Serbisë, i nxitur nga frika e tepërt se Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën. Në një intervistë për agjencinë “Reuters” në Bruksel, Kurti tha se Bashkimi Europian po dështon në rolin e arbitrit për arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësuar për të normalizuar marrëdhëniet me palëve.

Kurti tha se Perëndimi po dështon të ndëshkojë shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjes së Ohrit.

“Dëshiroj që Brukseli të luajë rolin e një arbitri që duhet t’i bjerë bilbilit sa herë që ka shkelje të marrëveshjes. Ajo që kemi parë në këto dy vite është se sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, Brukseli nuk vepron, nuk reagon. Mendoj se qëndrimi i butë ndaj Serbisë, mbi dy vjet e gjysmë nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, nuk po jep rezultat. Dhe dikush duhet të thotë ndal.”

Kurti akuzoi se diplomatët dhe zyrtarët kryesorë europianë po tregojnë ndaj më “shumë kujdes e frikë” ndaj Serbisë se ndaj Kremlinit. Shërbimi diplomatik i BE-së, i cili ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjes së Ohrit, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Por publikisht, si zyrtarët e BE-së ashtu edhe ata të SHBA-së ia kanë fajësuar Kurtin për dështimin e marrëveshjes.

BE-ja vendosi masa ekonomike ndaj Kosovës dhe pezulloi takimet e nivelit të lartë me qeverinë e Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veriun e Kosovës me shumicë serbe vitin e kaluar.

Çështje tjetër e nxehtë është hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Qeveria e Kurtit ka bërë presion për hapjen e urës, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore se një hap i tillë do të rikthejë dhunën.

“Mendoj se në Serbi po insistojnë që ta mbajnë urën të mbyllur, duan të mbajnë gjallë ëndrrën e ndarjes së Kosovës. Ne duhet ta hapim urën dhe ta bëjmë Kosovën normale,” tha ai.

Akuza kryesore që i bëhet Kurtit është mos zbatimi i dispozitës kyçe të Marrëveshjes së Ohrit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe që u jep atyre një shkallë autonomie.

Klan News