Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Zëdhënësi i qeverisë ka shfrytëzuar komunikimin e zakonshëm me shtypin, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave , për t’u shprehur me disa çështje delikatë të publikuara në shtyp ditët e fundit, mbi të cilat kreu i mazhorancës nuk kishte dhënë përgjigje. A ka mashtruar apo jo kryeministri në deklarimin e pasurisë së tij, media ngre çdo ditë e më tepër dyshimet mbi mënyrën legale të marrjes së apartamentit apo makinës së tij.

Aldrin Dalipi: “I pari zyrtar ndër ata që ligji specifikon për të deklaruar pasurinë që ka kërkuar kryeinspektorës së institucionit përkatës që të verifikojë pasurinë e tij dhe ka autorizuar atë për këtë veprim në bazë të procedurave përkatëse, pra verifikimin e çdo qindarke të pasurisë së tij”.

Opinioni publik pret në fakt përgjigjen e kryeinspektores, por heshtja e saj shton hamendësitë për varësitë politike të këtij institucioni. Shqetësim për kryeministrin përbëjnë dhe zërat për uljen e ritmit të reformave.

Aldrin Dalipi: Është viti më i mirë financiar qoftë në të ardhurat, qoftë në realizimin e investimeve publike”.

Zëdhënësi Aldrin Dalipi siguroi, se asnjë interes për qeverinë nuk është përpara interesit të qytetarëve të saj, ndaj në lidhje me çështjen e impiantit të mbeturinave urabane, shqetësimi kryesor mbetet zhdukja e fenomenit Sharrë sipas tij. Në mbledhjen e radhës qeveria mori vendim për modernizimin e zyrave të gjendjeve civile. Projekti i informatizimit kushton mbi 6.5 euro, por nuk dihet nëse kjo kërkesë e ndërkombëtarëve do të jetë gati në zgjedhjet e ardhshme./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj