Lajme Arkiva 2004

Banka Evropiane Exim Bank US angazhohet në mbështetjen dhe garancinë e financimit të investimeve të huaja në vendin tonë. Zëdhënësi i qeverisë Aldrin Dalipi, njoftoi se ky institucion financiar bëri të ditur  kalimin e Shqipërisë nga kategoria 7 në të 6 sipas klasifikimit t vendeve në bazë të risqeve që ato paraqesin për sigurinë e investimeve strategjike.

Aldrin Dalipi: “Exim Bank në vendin tonë së bashku me organizmin tjetër të njohur ndërkombëtar i institutit italian për shërbime dhe sigurime ndërkombëtare janë të angazhuar në mbështetjen dhe garancinë dhe financimin e projektit të hekurudhës moderne Durrës-Tiranë- Rinas nga kompania e njohur gjeneral elektrik dhe po ashtu edhe në mbështetje të projektit të kompanisë tjetër të njohur amerikane në fushën e trafikut ajror Lockheed Martin, për modernizimin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, investime këto që së bashku kapën shifrën e rreth 110 milionë Euro”.

Ky moment sipas zëdhënësit Dalipi do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit, integrimin e tregut vendas në tregun evropian dhe zbatimin e projekteve të mëdha në infrastrukturë, telekomunikacione, energjetikë, etj./tvklan.al