Lajme Arkiva 2003

Alfred Moisiu: Vëmendja kryesore kërkohet të drejtohet sidomos në institucionet e drejtësisë. Ngjarjet e kohëve të fundit të shprehura me një numër vrasjesh të individëve të komitetit të biznesit kanë provuar jo thjeshtë ekzistencën e monopoleve , shkallën e gjerë të inkriminimit të ekonomisë por edhe domosdoshmërinë që shteti të perfeksionohet dhe të vazhdojë me rigorozitet rregullat e lojës së tregut në fushën e ekonomisë bankave dhe financave si dhe nevojën e goditjeve të elementëve të inkriminuar  të jetë sistematike pa bërë dallime të përkatësisë së tyre të djeshme apo të sotme, të majtë apo të djathtë duke tentuar shndërrimin e luftës për ekualizimin e ekonomisë në një çështje të ditës për të gjitha strukturat tona shtetërore. Të gjitha sfidat me të cilat përballet vendi ynë janë të lidhura me reformën që sikurse thashë në drejtësi./tvklan.al