“Parësore për PD është beteja më 14 Maj, brenda shtëpisë jemi të bashkuar”

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Gjatë një interviste për Klan News, Alimehmeti tha se kryesore është gara e 14 Majit.

Ai e vlerësoi garën për primaret si një risi për të gjetur figurën e duhur për secilën bashki.

I pyetur në lidhje me negociatat mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit, ai tha se bashkimi në betejën për zgjedhjet lokale është i domosdoshëm.

Për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë një votim brenda partisë për zgjedhjet e kandidatëve për primaret. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin brenda datës 6 Nëntor, për t’u bërë pjesë e primareve. Deri më tani Belind Këlliçi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për bashkinë e Tiranës.

Klan News