Altin Goxhaj: “Çfarë thotë ligji për konfliktin e interesit, ja tek kemi sjell, bashkisë Tiranë i kemi sjell gjithë nenet për ti parë dhe për ti mësuar se çfarë është shkelja e konflikt interesit. Janë përcaktuar të gjitha rregullat e lojës  në ligjet shqiptare, nuk mund të votosh për lejen tënde të ndërtimit. Është shumë e thjeshtë nuk mund të votosh për lejen tënde të ndërtimit në bashkinë e Tiranë, në KRT, në bashkinë e lejeve të ndërtimit, anëtarët e KRT-s i japin leje vetes së tyre.”

Eduard Shlasi: “Nuk është hera e parë që tipa të tillë të bezdisshëm dhe antipatik të njohur si aleatë të Berishës edhe të Metës vijnë dhe ndotin ambientin përpara bashkisë. Ne kemi marrë përsipër një Tiranë më të pastër në mënyrë që tipa si ky të jenë gjithmonë e më pak. Ata flasin ne punojmë, ata ndotin në pastrojmë. Ne do të vazhdojmë ta pastrojmë Tiranën në mënyrë që të pakësohen gjithnjë e më tepër tipa si puna e këtij.”/tvklan.al