Lajme Arkiva 2003

Doganat, strukturat më të kritikuara për korrupsion të paktën në Shqipëri meritojë më shumë vëmendje për sa i përket rritjes së vigjilencës ndaj trafiqeve. Dy anët e pikës doganore të Qafë Thanës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë i kanë vizituar dy ambasadorët amerikan të akredituar në të dy vendet. Dy ambasadorët janë shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave shqiptare, Tatjana Kongoli.

Tatjana Kongoli: Qëllimi i këtij takimi, i organizuar nga pala maqedonase ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet 2 administratave tona doganore me qëllimin e rritjes së efektivitetit të luftës ndaj trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.

 Edhe pse Shqipëria cilësohet si një nga vendet më me probleme për sa i përket trafiqeve dhe korrupsionit, të paktën në raportet e fundit të departamentit amerikan të shtetit ambasadori James Jeffrey është treguar optimist se edhe në doganë do të ketë përmirësim të punës.

James Jeffrey: Unë jam i sigurt që bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Maqedonisë është shumë i rëndësishëm për rajonin.

Ambasadori Jeffrey ju shmang pyetjeve lidhur me dorëheqjen e dy ministrave të qeverisë Nano./tvklan.al