Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të jetë sonte e ftuar në programin “Opinion” me Blendi Fevziun ora 21:00 në Tv Klan.

Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Kim do të tregojë jetën e saj në Shqipëri si dhe do të shprehet për çështjet e fundit politike.

Diplomatja amerikane do të flasë sot për marrëveshjen e 5 Qershorit, për Reformën Zgjedhore, për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Për këto dhe të tjera ndiqni sonte në mbrëmje në orën 21:00 intervistën ekskluzive të Yuri Kim në emisionin “Opinion”./tvklan.al