Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Skema e Sigurimeve Shëndetësore lë vend për abuzim, këtë e ka pohuar drejtori i ISKSH Gjergj Leka, por dhe vetë Ministri i Shëndetësisë Solis, gjatë analizës vjetore të këtij instituti.

Gjergj Leka:- Bazuar në studimet e kryera, ne kemi dhënë alarmin, se ka një vetë-referencë të pajustifikueshme, midis barnave që hyjnë në Shqipëri dhe ato që rimbursohen, ka diferencë të thellë midis çmimit të barnave, që tenderohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe çmimit të barnave sipas listës së barnave të rimbursueshme. Gjatë këtij viti janë shpenzuar 2.25 miliard lekë ose rreth 9 milion dollarë për rimbursimin e 340 lejeve të barnave të kësaj liste, por nuk mund të thuhet asnjëherë me siguri, se këto fonde janë shpenzuar për rimbursimin vetëm të këtyre barnave, në praktikën tonë konstatohen rimbursime të barnave të cilat nuk janë në listë”.

Leonard Solis:- “Shumë rrjedhje janë dhjerje, sepse e kanë tepruar masën de në qoftë se nuk do ta shtrëngojmë skemën, nuk kemi asnjë lloj garancie që të futemi në parësor dhe në sistemin spitalor”.

Si rrallë ndonjëherë në analizat që zhvillojnë institucionet shtetërore shqiptare, në këtë analizë nuk janë renditur arritjet për vitin e kaluar, por mangësitë. Kështu drejtori Leka në fjalën e tij ka ngritur problemin e mungesës së mjekut të familjes.

Gjergj Leka:- “Duhet të pranojmë, se marrëdhëniet e ngritura midis ISKSH dhe mjekut të familjes kanë qenë ato të rojtarit që ruan pyllin dhe sharrtarëve që e presin atë. Mendoj, se ka kuptim ky krahasim, pasi gjithë praktika kontraktuore midis nesh dhe mjekëve të familjes është e ndërtuar mbi një bazë veprimesh që duhen kryer nga mjeku mbi idealizmin e tij”.

Leka ka prezantuar përpara ministrit Solis, por dhe përpara vartësve të tij dhe prioritetet e ISKSH për vitin 2004./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka