Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Duke marrë parasysh kërkesat e komunitetit të biznesit, qeveria shqiptare i ka kërkuar OBT, që të shtyjë dhe për tre vite të tjera, bërjen e tarifave zero të një numri të caktuar produktesh që importohen nga jashtë. Këtë lajm e ka pohuar Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli, gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit Konsultativ të Biznesit.

Anasatas Angjeli: “Konkretisht angazhimet që propozohen të shtyhen brenda një afati trevjeçar, për të arritur në mënyrë graduale tarifën zero, sipas marrëveshjes së OBT-së, për të cilën ne presim mirëkuptimin e OBT-së dhe të Bashkimit Europian dhe që mendojmë që një pjesë e mirë e tyre janë të realizueshme dhe i vijnë në ndihmë komunitetit të biznesit, janë produktet e industrisë së kozmetikës, të detergjentëve, të materialeve plastike, të drurit, të letrës, të shtypshkronjës, të librit, të mobilerisë, etj”.

Vendimi i OBT-së për çuarjen në zero të tarifave për produkte të ndryshme, ngjalli debat për biznesmenët vendas, pasi një vendimi i tillë do të dëmtonte rëndë biznesin shqiptar. Gjatë mbledhjes së këshillit konsultativ të biznesit u diskutua dhe për dy projektligje të reja për sigurimet, që synojnë forcimin e rregullave në licencimin dhe veprimtarinë e shoqërinë e sigurimeve./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka