Anglia është një ndër favorite kryesorë për të triumfuar në Kampionatin Europian të kësaj vere. Përfaqësuesja e “Tre luanëve” e shikon këtë kompeticion si vendimtar për të rregulluar gabimet e së shkuarës.

Për të pasur një skuadër sa më të organizuar dhe në formë, trajneri, Garet Southgate po shfrytëzon edhe teknologjinë.

E gjitha konstiton në marrëveshjen që Federata angleze ka bërë me Google Cloud, teksa përmes Sistemit të Profilizimit të Lojtarëve në dispozicion të anglezit vendosen të dhëna për futbollistët pas çdo performancë në fushën e lojës. Në intervistat për mediat britanike, Southgate ka pranuar se analiza e të dhënave ndihmon në njohjen e ekipit në fushën e lojës dhe se ku mund të përmirësohen.  


Kombëtarja angleze është shortuar në grupin C të Euro 2024 së bashku me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë. Turneu që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik, e ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare do të vij falas dhe ekskluzivisht në ekranin e televizionit Klan.

Klan News