Opozita vijon të bojkotojë komisionin e posaçëm Antikorrupsion. Në mbledhjen e dytë të zhvilluar pa prezencën e tyre, kryetari Xhafaj bëri thirrje për reflektim në mënyrë që procesi të jetë gjithëpërfshirës.

Fatmir Xhafaj: Do të duhej që kolegë të nderuar të opozitës të merrnin pjesë në mbledhjet sipas detyrimit të Kuvendit, por edhe si një nevojë e domosdoshme për të qenë pjesë e një procesi të tillë reformues. Unë shpresoj shuëm në reflektimin e tyre.

Gjithsesi, edhe pse pa prezencën e opozitës, komisioni miratoi disa vendime. Ndër to edhe kërkesat për një sërë institucione publike që lidhen me prokurimet publike, doganat pronat etj, për të dërguar ekspertë në komision.

Sipas Xhafajt, këta janë sektorët më me risk për korrupsion.

Fatmir Xhafaj: Komsioni i posaçëm parlamentar do të vendosi t ju drejtohet institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksionet sipas vlerësimit të bërë në raportet e BE në fushat me risk në korrupsion si prokurimet publike, prona, arsim, shëndetësi, tatime, dogana që deri më datë 30.06.2024 të propozojnë përfaqësuesit dhe ekspertët me të cilët do të përfaqësohen për të bashkëpunuar me ekspertizën e tyre pranë grupit të punës të ndritur ne komisionin e posaçëm parlamentar.

Përveç ekspertëve nga intitucionet shqiptare, ky komision do të ketë edhe ekspertizë ndërkombëtare.

Klan News