Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ish-ministri i drejtësisë Arben Imami shpjegon procedurën që situata aktuale politike mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Një mënyrë është kërkesa për mocion mosbesimi ose votëbesimi në parlament dhe dorëheqja e kryeministrit Fatos Nano.

Arben Imami: “Në qoftë se do të shkohet në zgjedhje të reja do të shkohet vetëm nëpërmjet dy rrugëve, ose nëpërmjet dorëheqjes së kryeministrit, ose nëpërmjet një mocioni mosbesimi apo votëbesimi në parlament. Në qoftë se bie me një mocion qeveria në parlament, padyshim parlamenti brenda disa afateve të caktuara duhet të nxjerrë kryeministër dhe të nxjerrë qeverinë. Në qoftë se parlamenti dështon në këtë ndërmarrje atëherë shpallen zgjedhjet e reja”.

 Në rast se kryeministri rrëzohet me mocion mosbesimi ose votëbesimi, presidenti emëron kryeministrin e ri. Në të dyja rastet presidenti do të ketë të drejtën e thirrjes së të gjitha forcave parlamentare në një tryezë, për të marrë konsensusin e tyre për krijimin e qeverisë së re./tvklan.al