Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Arben Malaj është kandidatura e vetme e Kryesisë së Partisë Socialiste për kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie. Ky është konkluzioni i mbledhjes së Kryesisë së PS, e cila është zhvilluar pasdite. Pas zgjedhjes së Ruçit si sekretar i përgjithshëm i PS, vendi i kryetarit të socialistëve parlamentarë ishte vakant.

Arben Malaj është propozuar nga Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi. Menjëherë pas këtij propozimi për Tv Klan Arben Malaj pohon:

Arben Malaj, deputet i PS:- “Unë besoj se propozimi doli në mënyrë unanime nga e gjithë kryesia dhe shpresoj që, më shumë është një përgjegjësi sesa thjesht një karrige”.

Gazetarja:- A kishte ndonjë rival tjetër që u tërhoq?

Arben Malaj, deputet i PS:- “Jo, kishte një mirëkuptim, e cila rrit përgjegjësinë”./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari