Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Sali Berisha duhet të jetë presidenti i ardhshëm i vendit”. Kështu ka deklaruar sot Pjetër Arbnori, sekretar i marrëdhënieve me publikun në PD. Sipas Arbnorit është e gabuar formula e zgjedhjes së presidentit pas zgjedhjeve, ndaj një gjë e tillë duhet ndryshuar.

Pjetër Arbnori:- “Berisha i ka të gjitha cilësitë, për të qenë president i Shqipërisë, por kjo varet edhe nga rrethanat dhe sikurse e dini është krijuar dhe një lloj problemi nga ata që kanë hartuar Kushtetutën, që po qe se nuk zgjidhet presidenti me vota një numër të caktuar votash atëherë shpërndahet parlamenti dhe do të bëhen dy zgjedhje brenda një viti, gjë që është një problem mjaft i vështirë për cilëndo qeveri. Në nuk e marrim shtetin as me dhunë, as me makinacione, ne do të punojmë që çdo gjë të bazohet në ligj dhe rregullave parlamentare”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego