Lajme Arkiva 2003

Banka e Kursimeve nuk mund të përparoj duke qenë shtetërore në rast të mos privatizimit duhen gjetur strategji që të sjelli menaxhim privat të Bankës së Kursimeve Edvin Libohova, i cili shprehet skeptik për kreditimin nga ana e kësaj banke.

Edvin Libohova:  Ka shumë rëndësi që të përcaktohet një strategji, pra ndoshta është koha që të dali e qartë, pra ne duam ta privatizojmë Bankën e Kursimeve dhe të thuhet varianti i parë ishte me ligjin ekzistues. Variantet e tjera kush janë? E mira është të mos vazhdojë të qëndrojë Bankë shtetërore sepse edhe këto arritje që ka pasur në këto vite do ti humbë pastaj vlerat e saj sepse nuk do ti shërbejë tamam ekonomisë me hapa shumë të matur kreditimin, sepse është vuajtur shumë, jo thjeshtë kjo bankë, por e gjithë banka shtetërore nga kreditë e këqija.

Banka e Kursimeve investon aktualisht afro 80% të depozitave në bono thesari, duke financuar kështu buxhetin e shtetit, sipas drejtorit të Bankës së Kursimeve Ardian Kamberi, privatizimi nuk do të rrezikojë financimin e buxhetit.

Ardian Kamberi: Në analizën e specialistëve është që nuk përbën asnjë lloj rreziku për investitorin, përkundrazi bonot e thesarit janë instrumenti më i sigurt në Shqipëri për investime.

Ndërsa ish drejtori Libohova, mendon se qeveria duhet të gjejë një investitor që të ketë konsensus me të në lidhje me këtë çështje.

Edvin Libohova:  Ministria e Financave, gjithë ata elementë që merren me privatizimin duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të jetë vërtetë një nga investitorët strategjik më të mirë që të ketë një përputhje të interesave të tij privatë për fitimin me interesat e zhvillimit afatgjatë të ekonomisë.

Banka e Kursimeve, ka investime dërrmuese në bono thesari dhe zotëron monopolin e këtij tregu që janë jetike për financimin e buxhetit të shtetit./tvklan.al