Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 10 Shtator 2024

Shqipëri – Gjeorgji, sonte në “Air Albania” dhe live në Tv Klan. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme kundër Gjeorgjisë ne “Air Albania” ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, e cila do të transmetohet “live” në Televizionin Kombëtar Klan. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë në këtë kompeticion.

Rei Manaj: Në fushë të tregojmë altruizëm. Vetëm kështu mund të shkohet në botëror

Në një interviste ekskluzive për Tv Klan, sulmuesi i kombëtares Rei Manaj thotë se të gjithë futbollistët duhet të tregojnë altruizëm në fushë, si e vetmja mënyrë që Shqipëria të mund të arrijë të kualifikohet për në botërorin e 2026-ës.

Vriten dy vëllezër në Roskovec të Fierit. Autori i qelloi pas një sherri mes fëmijëve

Dy vëllezër u vranë me armë në Roskovec të Fierit. Një 49-vjeçar i qëlloi me automatik në një lokal duke i lënë të vdekur ne vend, pas një sherri mes fëmijëve te tyre. Pas krimit, autori u dorëzua ne polici bashke me armën e përdorur.

Rritet interesi i të huajve për prona në Shqipëri. 27% e banesave, të blera nga jorezidentët

Rritet interesi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë konstaton se 27% e banesave të shitura nga Janari në Qershor janë blerë nga shtetas jorezident. 61% e tyre janë nga vende te BE-së.

Nis depistimi në shkolla për skoliozën. Ekspertët ngrenë alarmin për pasojat tek fëmijët

Nis për herë të parë depistimi për skoliozen në shkollat e vendit. Ekspertët ngrenë alarmin se deformimi i shtyllës kurrizore po prek fëmijët, për shkak të peshës së çantave të shkollës dhe përdorimit pa kriter të telefonave celulare.

Harris – Trump, edhe pak orë nga debati i parë. Përballja presidenciale, testi kryesor i fushatës

Dy kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen për herë të parë në një debat televiziv, në orën 3 pas mesnate. Debati konsiderohet si testi kryesor i fushatës për zgjedhjet e 5 nëntorit.

/tvklan.al