Lajme Arkiva 2003

Bënte një jetë normale në Itali ndërsa nga autoritetet e drejtësisë franceze qe shpallur në kërkim si koka e një organizate që trafikonte njerëz nga Shqipëria. Alban Cufa 31 vjeçar 31 vjeçar me origjinë nga Shkodra i martuar jetonte prej dy vitesh në Itali dhe punonte në një piceri, por që nga viti 2000 për të kishte një urdhër arresti nga policia franceze për akuzën e drejtimit të organizatës kriminale.

Arrestimi i Cufajt u krye pas një hetimi të gjatë në Itali, pasi ai ishte një person pa probleme me drejtësinë në këtë shtet. Por pas prangosjes së tij policia italiane tha se Cufaj nuk i kishte ndërprerë kontaktet me anëtarët e organizatës kriminale.

Itinerari i trafikimit të klandestinëve niste nga bregu shqiptar Adriatik, vazhdonte në Itali ku klandestinët kalonim me anë të kamionëve në Francë, Gjermani dhe Britani të madhe. Cufaj është larguar nga Franca pasi u dënua me 5 vjet burg.

Së shpejti autoritet italianë do ta ekstradojnë në këtë shtet për të vuajtur dënimin. Vetëm pak ditë më parë në Tireste u arrestuan 5 qytetarë kosovarë që sipas autoriteteve italiane kishin trafikuar që nga viti ’97 rreth 8 mijë persona./tvklan.al