Në luftën kundër terrorit, Shqipëria radhitet krah qeverisë amerikane, shkruan në një artikull të saj gazeta “Washington Times”, e cila i referohet kryeministrit Sali Berisha që në një intervistë të dhënë javën e shkuar, tha se Shqipëria ka patur dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me CIA-n në luftën kundër terrorizimit. Ky bashkëpunim sipas Berishës, shkruan gazeta, ka qenë një nga më të frytshmit.

Në intervistën e tij Berisha distancohet nga çështja e burgjeve sekrete të CIA-s, duke thënë se vendi i tij nuk është përdorur kurrë për burgje të tilla. Por “Washington Times” nënvizon se Shqipëria dikur një vend satelit i regjimit maoist të Kinës gjatë Luftës së Ftohtë dhe një vend mysliman, mendohet të jetë një nga të parët me të cilat qeveria amerikane drejtuar nga Bill Clinton, ka bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit, e veçanërisht në programin e ashtuquajtur “Endition”. Kapja e të dyshuarve për terrorizëm dhe burgosja e tyre në burgje sekrete. 

Gazeta vijon të shkruaj dhe për vizitën e kryeministrit Berisha në mëngjesin kombëtar të lutjeve të mbajtur nën kryeqytetin amerikan, ku u takua dhe me sekretaren e shtetit Hillary Clinton dhe zëvendës presidentin Joe Biden, të cilët i kanë dhënë Berishës garancinë për mbështetjen e plotë të Uashingtonit për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Transatlantike.

Deklarata e Berishës shkruan më tej gazeta se sekretarja e shtetit Clinton u impresionua nga reformat e Shqipërisë, është konfirmuar dhe nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit Clinton ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme që qeverisë dhe shqiptarëve  për plotësimin e standardeve.

Për “Washington Times” Berisha ka vlerësuar jashtëzakonisht fitoren e Obamës  duke e cilësuar si një arritje të madhe për njerëzimin, por ka rezervuar dhe fjalë të mira për ish presidentin Bush, që në vitin 2007 u bë i pari presidenti amerikan që vizitonte Shqipërinë.

Një nga shembujt më kryesorë të bashkëpunimit të Shqipërisë  me SHBA në këtë luftë është edhe ajo në Afganistan dhe në Irak, ku “Washington Times” veçon një deklaratë të kryeministrit, i cili thotë se rrëzimi i diktatorëve si Slobodan Milloshevic apo Sadam Hysein, e ka bërë botën një vend më të mirë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle