Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisë shqiptarët do të lëvizin pa viza në Bashkimin Europian.

Patozi tha se qeverisja aktuale po investon në çdo cep të vendit ndërsa opozita është fokusuar tek shpifjet dhe mashtrimet. Këto deklarata  numri dy i partisë më të madhe në vend i bëri në komunën, Lis të rrethit Mat.

Astrit Patozi: “Katër vjet më parë Lisi, Burreli, Mati në përgjithësi kanë qenë të harruarit dhe të braktisurit e mëdhenj të qeverive të PS. 4 vjet më parë këtu nuk mungonin vetëm investimet, këtu nuk mungonte vetëm energjia, këtu nuk mungonte vetëm granti qesharak që i jepnin qeveritë e PS, por mbi të gjitha këtu mungonte shpresa që ky vend mund të ndryshojë.”

Katër vjet më parë rrethi i Matit ishte i harruar nga qeverisja e asaj kohe. Sot vetëm në komunën Lis numëron 2.5 miliardë lekë investime në shkolla, qendra shëndetësore dhe ujësjellës. Banorët kanë e kësaj zonë kanë dhënë mbështetjen e tyre për një mandat të dytë qeverisës së koalicionit të djathtë./tvklan.alGazetar: Edian Gjoni