Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati disa takime me mbështetës dhe simpatizantë në Fushë Arrëz. Duke u ndalur në arritjet e reformat e kësaj mazhorance Topalli u shpreh, se koalicioni i djathtë është ai premtimeve të mbajtura e reformave të realizuara.

Jozefina Topalli: “Kur ne dyfishonim buxhetin ato votonin kundër, kur ne rritnim rrogat ato votonin kundër, kur ne rritnim pensionet ato votonin kundër, kur ne votonim për kontrata për koncesione e për investime për miliona dhe miliarda … që duan të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri ato përsëri votonin kundër. Ne sot së bashku jetojmë në Shqipëri që është bërë e re, një Shqipëri që është bërë e re, sepse te ne ka rrugë të reja. Një Shqipëri që është bërë e re, se ka infrastrukturë të re, një Shqipëri që është bërë e re sepse ka shkolla të reja, një Shqipëri që është bërë e re se ka një rini, një rini të fortë që ka dyfishuar numrin e tyre, duke shkuar në universitete. Kemi një Shqipëri të re, sepse kemi bërë rrugë, e laboratorë kompjuterike, për të bërë të mundur që fëmijë juaj, nxënësi juaj … këtu në Fushë Arrëz të lundrojnë në internet të jetojnë me moshën e Google.”

Topalli e cilësoi 28 qershorin si ditën kur Shqiptarët do të japin votën e tyre për forcën politike, e cila i mbajti premtimet dhe i afroi më afër me Europën./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi