Koalicioni i djathtë do të jetë fitues në zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo ka qenë deklarata e kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli gjatë një takimi me banorë të qytetit të Durrësit. Xhuveli tha, se objektivat e mandatit të ardhshëm 4-vjeçar të kësaj mazhorance do të fokusohen në zhvillimin e zonave rurale në vend.

Lefter Xhuveli: “Me programin për zhvillimin rural, për zhvillimin e fshatit e të bujqësisë  me programin e saj për mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e pyjeve, për administrimin e ujërave dhe fusha të tjera do të jetë një pjesë e rëndësishme e zhvillimeve progresive pas 28 qershorit dhe unë jam i bindur që ne së bashku  do të jemi pjesë e fitores së koalicionit dhe do jemi pjesë të rëndësishme të parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë.”

Xhuveli tha gjithashtu se në mandatin e ardhshëm do të arrihen rezultate edhe më të mira me anë të projekteve të qeverisë për zhvillimin e zonave rurale në vend./tvklan.al