Nënkryetari  i PD Astrit Patozi gjatë takimeve që ka patur në komunën Bazë në rrethin e Matit u shpreh i sigurt në fitoren e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit. Patozi është ndalur dhe në investimet e bëra në këtë komunë nga qeveria në infrastrukturë e cila për tetë vjet të qeverisjes socialiste ka qenë e harruar.

Astrit Patozi: “Kundërshtarët politik sot po vajtojnë dhe po ankohen. Po ankohen se gjoja ne po e përdorim aplikimin për statusin e kandidatit të BE-së dhe se gjoja ne po përdorim komisionin hetimor që kemi ngritur për të hetuar kryetarin e bashkisë së Tiranës për fushatë elektorale. Por ne nuk kemi nevojë për aksione të tilla politike, aksione të ditëve të fundit, për të mundur Edi Ramën dhe PS sepse ne ata i mundim edhe pa bërë asnjë ditë fushatë elektorale sepse ne nuk kemi nevojë, ne nuk kemi nevojë që të flasim shumë sepse punët tona flasin vetë.”

Sipas tij tashme është realitet që gjithë pensionistët në fshat do e kenë pensionin e dyfishuar si dhe infermierët, mjekët dhe mësuesit do të keni dyfishim e rrogës. Patozi garantoi se pas 28 qershorit qeveria do të shtoj edhe me shumë investimet për matin./tvklan.al