Prokuroria e Posaçme ka relatuar para gjykatës konkluzionet përfundimtare sa i takon 5 të pandehurve Ramazan Rraja, Bashkim Haxhia, Genti Nderjaku, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.
Ata akuzohen për sigurim të kushteve dhe materialeve për të kryer vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos, Genci Malokut dhe Arben Mërkurit. Ky i fundit u vra në maj 2022. Episode sipas SPAK kanë ndodhur para dhe pas ngjarjes që ndodhi në 1 Nëntor të 2019, ku u plagos Ndoj dhe Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
5 te pandehurit sipas prokurorisë kanë bërë ndjekjen dhe vëzhgimin e Ndojes dhe rrumit dhe po ashtu kanë gjetur atomjete dhe armët për të kryer vrasjen.
Ramazan Rraja akuzohet edhe për vendosjen e eksplozivit tek hotel Viktoria në Tiranë në Maj të 2020 dhe për një pistolet paleje që ju gjet në momentin e arrestimit. Për Rrajës prokuroria kërkoi 11 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1\3 e dënimit dhe përfundimisht prokuroria kërkoi 7 vite e 6 muaj burg. Ramazan Rraja gjatë seancës kërkoi nga prokuroria që t’i vihen në dispozicion akt-ekspertimi i pamjeve filmike pasi pretendon se arma s’ka qenë e tij.
Për të bashkëpandehurin tjetër Gent Nderjaku SPAK kërkoi 9 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite heqje lirie, Bashkim Haxhia rrezikon 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj. Ndërsa Endrit Sinani dhe Julian Pjetri rrezikohen të dënohen me nga 5 vite burg përfundimisht për të gjithë të dyshuarit prokuroria kërkoi që ata të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
Seanca e radhës për konkluzionet e mbrojtjes u caktua në datë 2 Tetor në orën 9. Ndërsa Plarent Dervishaj që akuzohet si financues i atentatit dhe Julian Meçe në rolin organizator dhe të dyshuarit e tjerë janë të ndarë nga kjo çështje pasi shumica e tyre nuk janë arrestuar. Dervishaj dhe Pjetri që u sollën nga Dubai kanë zgjedhur të gjykohen me procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Klan News