Skuadrat e Superligës shqiptare dhe jo vetëm do të kenë një trajner atletik shqiptar. Kjo pasi Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-s po organizon kursin për certifikimin e përgatitësve altetikë, një risi në gamën e gjerë të licencave të njohura nga UEFA, që ofrohen nga FSHF. I ftuar në këtë edicion të kursit të përgatitësit atletik ishte zyrtari i UEFA-s, Chris Barnes, një figurë e njohur në shkencat sportive, me eksperiencë të madhe në shumë klube angleze.
“Është e rëndësishme që secila federatë anëtare e UEFA-s të jetë pjesë e këtij kursi, pasi ajo që po mundohemi të krijojmë është një sistem që profesionalizon rolin e përgatitësit atletik. Në këto momente, nuk kërkohet asnjë kualifikim për të qenë një përgatitës atletik në futbollin profesionist, ndaj ne po prezantojmë këtë kurs që të rrisim standardet e kësaj disipline.”
Ky kurs udhëhiqet nga sektori i përgatitjes atletike në Drejtorinë Teknike dhe do të zgjasë për 4 muaj me radhë. Është një kurs intensiv, i cili ndahet në 50% orë teorike dhe 50% orë praktike dhe finalizohet me një provim për pjesëmarrësit.
Klan News