Angazhim maksimal për identifikimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit si dhe për të saktësuar shtet ku ata jetojnë. Kjo ishte kërkesa e kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakët në mbledhjen e kësaj të marte ku morën pjesë edhe drejtuesit politik të qarqeve.
Kryesocialisti u kërkoi drejtuesve vendorë që të të vendosin një koordinator që do të merret specifikisht me këtë çështje. Po ashtu, Rama porositi kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve që të bëjnë fushatë për regjistrimin e emigrantëve si dhe për t’u shpjeguar të gjitha çështjet që lidhen me votën e tyre, ndër to edhe që duhet të paguhet posta që do të sjell votën e tyre në vendin tonë.
Në mbledhjen informale në Elbasan të zhvilluar më 13 shtator, kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Niko Peleshi informoi deputetë se procesi i regjistrimit do të fillojë në muajin janar dhe do të përfundoj në muajin marsit të vitit të ardhshëm.
Për të patur mobilizm të plotë të partisë edhe jashtë vendit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, Rama vendosi Taulant Ballën si drejtues politik për diasporën. Kryesocialisti ka zhvilluar disa takime me strukturat e PS gjatë muajit shtator, ku fokusi mbetet te përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe se skuadrat në terren të jenë në koordinim të plotë me drejtuesit e politik të qarqeve. Një ndër pikat kryesore që Rama ka kërkuar nga deputetët dhe strukturat është edhe përfshirja e figurave të reja brenda radhëve të PS.
Klan News