Mediat britanike e kanë cilësuar vendimin e Rishi Sunak për tu larguar nga ceremonia e përkujtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Evropës nga nazismi në Francë një autogol për konservatorët para zgjedhjeve parlamentare.

Udhëheqësit botërorë u mbodhën në këtë ngjarje për të nderuar 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë në 1944, por Sunak u largua më herët duke lënë vetëm sekretarin e Jashtëm David Cameroon me Shefin e Elizesë dhe Kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Sunak kërkoi menjëhere falje për publikun pas vendimit të marrë pas kritikave të shumta që mori në Britaninë e Madhe. Kryeministri mësohet se u larguar para kohe pasi do të jepte një intervistë televizive për rrjetin televiziv ITV e cila do të transmetohet javën e ardhshme.

Sunak mohoi gjithashtu se ai kishte planifikuar fillimisht të mos merrte pjesë në mënyrë që të mund të fokusohej në fushatën elektorale të konservatorëve.

Ky moment u shfrytëzua nga laburistët të cilët u shprehën se Sunak i jep përparësi paraqitjeve të tij televizive në vend të vetaranëve britanike që luftuan për liri.

Kreu i partisë laburiste Kir Staimer u shpreh i shokuar nga vendimi ndërsa theksoi vështirësitë e veteranëve për të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore. Disa prej tyre thekson ai, bënë përpjekje të ngriheshin nga karriget me rrota për të përshëndetur Mbretin Charles.

Partitë e tjera politike përdorën këtë lëvizje të gabuar të Sunak për ta sulmuar, duke thënë se ishte “një shpërfillje e detyrës”.

Klan News