“Një turp i madh”. Kështu i kanë vlerësuar zgjedhjet e djeshme në Maqedoni autoritetet e Prishtinës. Madje kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi, ka akuzuar direkt forcat maqedonase të sigurisë për dhunën e shfaqur në procesin e djeshëm zgjedhor.

Jakup Krasniqi: “Orali është unë mendoj që koalicioni qeverisës që ishte në qeveri deri tani dhe që dëshiron përsëri të vazhdon më të vjetër e mbajnë përgjithësinë kryesore e për vrasjet që ka ndodh atje, por mbajnë përgjithësi edhe për faktin se atje kanë munguar zgjedhjet e lira demokratike”.

Edhe përfaqësuesit e partive politike kanë shfaqur indinjatën e tyre për përgjakjen e kutive të votimit në vendin fqinj.

Fatmir Limaj: “Zgjedhjet nuk kanë shkuar ashtu siç kemi dashur ne. Fatkeqësisht më të shumtit kanë humbur vetë shqiptarët atje dhe kjo është për të ardhur keq. Dy gjëra janë mese të qarta në demokraci as legjitimiteti dhe as legaliteti nuk mund të fitohen me dhunë. Pavarësisht nga cila palë ushtrohet, pavarësisht se për çfarë qëllimi ka”.

Ramë Manaj: “Zgjedhjet e djeshme në Maqedoni kemi pritur të jenë ma demokratike, të përcillen me thjeshtë shkallë më të lartë të korrektësisë, të tolerancës dhe të mirëkuptimit të gjithë pjesëmarrësve në te. Megjithatë ndoshta është një dëshmim i stadit të tashëm të zhvillimeve demokratike të një vendi”.

Përfaqësuesit e Prishtinës në përgjithësi mbajnë qëndrim neutral në raport me shqiptarët e Maqedonisë, megjithëse herë pas here shfaqin afri me ndonjë subjekt apo lider të shqiptarëve të atjeshëm./tvklan.al