Lajme Arkiva 2003

Institucioni i Avokatit të Shtetit ka mbledhur në një takim drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Doganave për të diskutuar në lidhje me problemet gjyqësore që ndeshën këto dy institucione si brenda dhe jashtë vendit me administrata shtetërore dhe subjektet private.

“Nisur nga numri i rëndësishëm që zënë konfliktet e tatim-taksave apo të doganave në procese gjyqësore, si dhe problemet ligjore që ndeshen në nxjerrjen e titujve ekzekutiv apo të akteve administrative, nga këto institucione shtetërore ne menduam që bashkërisht të trajtojmë këto probleme në një seminar pune duke trajtuar ne avokatura e shtetit problemet ligjore që hasen në procese gjyqësore për këto lloj konfliktesh ku palë paraqitet tatim-taksa apo dogana”.

Avokati i shtetit i krijuar një vit më parë numëron të ketë marrë pjesë si palë mbrojtëse administratën shtetërore qendrore dhe atë vendore në 590 çështje. Ndërkohë që për këtë vit në zyrat e përfaqësuesve të shtetit janë në shqyrtim rreth 280 çështje kryesisht nga administrata doganore dhe ajo tatimore./tvklan.al