Marash Kumbulla nuk ka ende garanci për të qëndruar te Roma. Mbrojtësi po stërvitet me skuadrën verdhekuqe, por mbetet në dyshim për të qenë sërish pjesë e klubit kryeqytetas. Sipas mediave italiane, shqiptari është në radarin e klubit të sapo promovuar në Serie A, Parma.

24-vjeçari gjendet prej kohësh në listën e dëshirave të kësaj skuadre, që duket se ka identifikuar Kumbullën si “digën” e sezonit të ri. Trajneri i Romës, Daniele de Rossi ka besim tek shqiptari, por nuk do të përjashtonte mundësinë e vlerësimit të ofertave të ardhura në drejtim të tij.

Përvoja e Kumbullës në Emilia Romagna me Sassuolo ishte e shkurtër dhe nuk rezultoi efikase, duke bërë që ai të kthehej në Romë. Në krahun tjetër, 24 vjeçari nga Malësia e Madhe vështirë ta refuzojë këtë ofertë, për shkak minutash, por edhe se trajner i Parmës është Fabbio Peçhia.

Me këtë të fundit, Kumbulla ka punuar në kohën kur ishte pjesë e Hellas Verona dhe do të ishte një pikë kyçe në këtë transferim. Pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet dhe nëse ky operacion do të mbyllet me sukses.

Klan News