Ka përfunduar pas 3 orësh dëshmia e ministrit të Brendshëm Taulant Balla te Komisioni hetimor për “TIMS”. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi ministri ka pretenduar se ka informacione të klasifikuara.


Pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të komisionit Ervin Salianji, nuk u siguruan votat e mjaftueshme që mbledhja të bëhej me praninë e medias. Salianji theksoi se transparenca është detyrim ligjor për çështje të opinionit publik.

“Mungesa e transparencës e kujtdo përbën vepër penale. E shoh të paarsyeshme moszbardhjen e pjesës tjetër të procesverbalit të mbledhjes, një pjesë e së cilës ka qenë me kamera. Është në detyrën e këtij institucioni të zbardhë në detaje procesverbalin. Është e domosdoshme dhe jetike, si oksigjen për demorkacinë, që të ketë përballje të hapura për çështje që shqetësojnë opinionin publik. Por për të mos penguar punën, vendosëm që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura. Ai pretendoi se kishte informacion të klasifikuar. Propozimi im është që mbledhja me Ballën, dëshmitarin e parë, duke qenë se nuk jemi njohur me ndonjë dokument të tillë, propozoj që mbledhja të jetë e hapur”, u shpreh Salianji.

Kryetari i komisionit Ervin Salianji

Toni Gogu i grupit të PS tha se vota kundër vjen në zbatim të “ligjit për informacionet e klasifikuara”.

Do presim vendimin e Këshillit të Rregullores. Të fillojmë menjëherë nga dëgjimi i ministrit të Brendshëm, pa u zgjatur shumë me fjalë që populli jonë i mençur i barazon me fukarallëk. Të vazhdojmë me mbledhjen e lënë përgjysmë”, tha zv.kryetari i komisionit.

Zv.kryetari i komisionit Toni Gogu

Vendimi jonë si grup parlamentar është që mbledhjet të jenë të hapura, për transparencë të plotë. Ne ju kemi thirrur për të dhënë llogari, jo vetëm për t’ju dëgjuar. Për të zbardhur çështje që shqetësojnë shqiptarët apo partnerët. Shpresoj mos të jenë ‘truke’ për të shtyrë procesin. Vendimmarrja pa dëshirën tonë…”, iu përgjigj Salianji.

Pas Ballës, në pyetje është marrë kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT në Polici Ervin Muça.

E.D/tvklan.al