Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Opozita nuk merr pjesë në seancën parlamentare të miratimit për projektligjin e pronave pasi socialistët nuk mbajtën premtimin, se çështja e pronave do të kalonte me konsensusin e të dyja palëve.

Me anë të nënkryetarit të Partisë Demokratike Bamir Topi, bëhet e ditur, se demokratët janë detyruar të marrin këtë vendim për arsye të votimit të parlamentit pa dëshirën e opozitës, që kryetari i komitetit për kthimin dhe kompensimin e pronave të zgjidhet nga qeveria. Topi jep edhe arsyet që kundërshtojnë vendimin e parlamentit.

Bamir Topi: “Dua t’i shkëputet praktikave të ekzekutivit shqiptar, i cili edhe sot e kësaj dite, ka ndarë tokë dhe troje në mënyrë abuzive. Jemi në kulmin e diskutimeve, që zoti Nano ka humbur kredibilitetin dhe për deklarimin transparent të pasurisë së tij, kur bëhet fjalë për 200 dhe 300 m2, bëni hesap t’i lëmë këtij njeriu në dorë këtë komision kaq të rëndësishëm”.

Gjithashtu, nënkryetari i demokratëve shprehu dhe nevojën për ndërhyrje të Presidentit të Republikës Alfred Moisiu për çështjen e pronave./tvklan.al