Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Banka Botërore konstaton se klima e biznesit në vendin tonë është përmirësuar. Koha për hapjen e bizneseve, kostot e tyre, problemet burokratike, tashmë janë të krahasueshme me vendet e rajonit, sipas raportimeve më të fundit të Bankës Botërore.

“Klima e biznesit është përmirësuar, gjithsesi mbetet ende për t’u bërë. Pasiguria politike mbetet problematike për klimën e bizneseve. Shqipëria aktualisht është në mesataren e kësaj vlere në lidhje me vendet e rajonit. Ndërkohë që mbeten për t’u përmirësuar të drejtat e pronësisë dhe burokracitë me zyrtarët.”

Anastas Angjeli: “Po t’i krahasosh me vendet e rajonit, treguesit më kryesor që përcaktojnë një klimë biznesi, në disa tregues Shqipëria paraqitet në nivel mesatar, ose mbi mesataren, qoftë përsa i përket kohës së regjistrimit dhe çështjes së kostos.”

Sipas të dhënave zyrtare, për të hapur një biznes, në vendin tonë, duhen mesatarisht 47 ditë. Ministri i Ekonomisë Anastas Angjeli deklaroi, se paketa fiskale 2005, synon përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të biznesit./tvklan.al