Një përfaqësi e rreth 200 familjeve të Kodër Vilës ka protestuar paraditen e sotme përpara Prefekturës. Shkaku i kësaj protestë është ndërhyrja në tubin kryesor të ujit të pishëm, gjë e cila veç mungesës së furnizimit me ujë, mund të provokojë edhe shkarje të tjera dheu.
“ Na thanë pardje bashkia ka marrë vendim, na thanë pardje që do vini nga 60 mijë lek, i vumë nga 60 mijë lek për të na prurë tubin deri ku marrim ujtin. Kemi 15 ditë pa ujë.”
“Gjatë rrugës gjithë tubacioni që është bo asht qa në 3-4 vende, po ësht pa shku atje te kolektori i madh edhe prap më sipër është qa deri në 4-5 vende. Ne s’kemi mundsi të furnizohemi me ujë, deri tani kemi ndejt pa ujë ne, bëmë të paktën dy muj pa ujë.”
Deputeti Bardhyl Agasi, i cili kontakoi me përfaqësinë, pranoi vështirësitë e mëdha të kësaj zone si dhe domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme. Mbipopullimi i Kodër Vilës i shoqëruar nga ndërtimet pa kriter, maskarën ambientale si dhe ndërtimin e linjave të jashtligjshme të furnizimit me ujë është bërë një temë e mprehtë në Durrës. Ky mbipopullim vazhdon ende me ritme të larta duke sjellë, jo vetëm protesta përpara pushtetit vendor, por edhe duke krijuar konflikte dhe xhelozi mes vetë banorëve. /tvklan.al