Në pamundësi për të shijuar bregdetin, pjesa më e madhe e qytetarëve të Kukësit kalojnë ditët e nxehta të verës në bregun e liqenit të Fierzës. Spontan dhe aspak i organizuar plazhi i improvizuar nga vetë banorët, lë për të dëshiruar për sa i përket kushteve dhe pastërtisë. Mbeturinat e shumta dhe ujërat e zeza të qytetit shumë herë janë bërë shkas për sëmundje infektive të lëkurës.

“Nuk kemi mundësi për të shkuar në plazhin e Durrësit edhe duan të kalojmë kohën në liqen. Pastërtia nuk është mirë në liqenin e Kukësit, çfarë nuk gjen.”

“Sot kemi ardhur për herë të parë në liqenin e Kukësit, kemi ardhur se na pëlqen ambienti.”

Liqeni i Kukësit ka një sipërfaqeje prej 870 mijë metrash katrorë, por shfrytëzimi i tij për resurset turistike ekziston vetëm në disa projekte të pushtetit vendor të pazbatuara deri më tani. Pjesa më e madhe e tij shfrytëzohet për peshkim nga banorët e zonës të cilët e shohin si të vetmen mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre./tvklan.al