Për herë të parë pas zgjedhjes së tij si president, Barack Obama, do të shkelë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Në orën 2 me orën lokale Obama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, do të mbërrijnë në shtëpinë, e cila më 20 Janar do të bëhet banesa e re e tyre.

Gjatë 90 minutave çifti Obama dhe Michelle do të shëtisin në të gjitha hyrjet, dhomat dhe korridoret e Shtëpisë së Bardhë. Më e rëndësishmja e këtij takimi mes dy presidentëve është biseda e tyre rreth çështjeve më thelbësore për globin, si ekonomia, lufta në Irak dhe Afganistani apo projektet bërthamore të Iranit.

Stafi i Barack Obamës ka bërë të ditur se presidenti i ri do të ndjekë një kurs krejtësisht të ndryshëm nga ai i paraardhësit të tij, Xhorxh Bush.

E ndërsa ai po përgatitet të marrë postin më të rëndësishëm në botë këshilltarët e presidentit të ri kanë renditur një sërë çështjesh për të cilat Obama duhet të merret seriozisht.

Zëra brenda stafit kanë deklaruar se çdo gjë është në vijën e duhur, madje dhe çështjet për të cilat Obama duhet të ndryshojë domosdoshmërish strategjinë politike, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë fushatës.

Duke iu referuar këtyre pritet që presidenti i ri të përdorë të gjithë pushtetin ekzekutiv për të sjellë një ndryshim rrënjësor të diplomacisë amerikane brenda pak muajsh./tvklan.al