Në një kohë kur kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris, ka nisur vrullshëm fushatën elektorale, i ka ardhur mbështetja publike edhe nga ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama.

Me anë të një video të postuar në rrjetin X në profilin e Barack Obamas, shfaqjet Kamala e cila merr telefonatën e urimit.

“Do të mbështesim dhe do të bëjmë gjithccka mundemi që ju të fitoni dhe të shkoni në zyrën Ovale” – veç urimit, ishin këto fjalët që artikuloi Barack Obama, i cili i siguroi mbështetjen publike kanditates, e cila përballet në këtë garë me ish-presidentin Donald Trump. Ndërsa Michelle Obama, e quajti historike këtë moment kthese në garën elektorale që ka nisur në SHBA.

Barack dhe Michelle Obama bënë fushatë veçmas për zonjën Hillary Clinton në vitin 2016 dhe Biden në vitin 2020, duke përfshirë tubime të mëdha në fundjavat e mbylljes para ditës së zgjedhjeve.

Tv Klan