Real Madrid e ka transformuar “Santiago Bernabeun” jo thjesht në një stadium, por në një kryevepër e dizajnit arkitektonik.

Përveç shtimit të më shumë ulëseve, një çatie lëvizëse dhe një klubi nate VIP, në impiant është planifikuar që të ndërtohen 300 vende ‘Super VIP’ me vlerë 250 mijë Euro secili.

Sipas Relevo, vendet janë projektuar duke pasur parasysh vetëm luksin dhe ekskluzivitetin. Ato janë të ndara nga tribunat dhe ofrojnë pamjen më të mirë të mundshme të fushës brenda stadiumit.

I vendosur në amfiteatrin e parë, personat që kanë fondet për të blerë një nga vendet, do të kenë akses në ushqime, pije dhe produkte të tjera ekskluzive, si dhe eksperienca unike si shfaqje live.

Por më e rëndësishmja është një ambient ku të pranishmit mund të shoqërohen dhe miqësohen me disa nga njerëzit më me ndikim në botë.

Sipas klubit, në këtë zonë “Super Vip”, ambienti është më i mirë se sa ai që kanë futbollistët, e synimi është që të vijnë disa nga personat më të pasur të botës.

Dhe 250 mije Euro për një vend nuk është një shumë që mund t’i lejojnë vetes ta paguajnë të gjithë.

Klan News