Klubi i Barcelonës, ka publikuar pamjet se si do të duket stadiumi i ri “Spotify Camp Nou”, pas përfundimit të punimeve.

Katalanasit kanë nisur numërimin mbrapsht, për rikthimin e tyre në shtëpi. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, Barcelona do të ketë gati stadiumin e ri “Spotify Camp Nou”, në vitin 2026.

Stadiumi legjendar “Cam Nou”, ka qenë shtëpia e Barcelonës, nga viti 1957, ndërsa pas përfundimit të sezonit 2022-2023, gjithçka u shkatërrua, për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.

Për herë të parë, klubi ka publikuar pamjet, sesi pritet të duhet stadiumi i ri. Tifozët e kanë pritur me entuziazëm të madh, ndërsa mezi presin të shijojnë aty ndeshjet e ekipit të tyre të zemrës.

Stadiumi i ri “Spotify Camp Nou”, do të ketë të gjitha kushtet moderne, ndërsa projekti do të ndryshojë, jo vetëm stadiumin, por edhe zonën përreth. /tvklan.al