Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Bardhyl Londo: “Prej kohësh pushteti i kësaj qeverie, kjo qeveri po mbahet në këmbë artificialisht, sepse duhet të ikte prej kohësh. Dalja e Ilir Metës tani padyshim që rrezikon më shumë këtë dhe është tepër e vështirë të mendosh që kjo mund ta mbyllë qeverisjen deri në afatin e caktuar. E vetmja gjë që e pengon tashti, që i pengon gjithçka për këtë që themi janë se nuk janë rregulluar infrastruktura zgjedhore, sepse në rast se do të ishte rregulluar infrastruktura zgjedhore zgjedhjet duhet të ishin shumë të shpejta”.

Gazetarja: Po në këto kushte çfarë do bëjë opozita?

Bardhyl Londo: “Natyrisht që detyra e opozitës në këto kushte është që njëherë të kërkojë votëbesimin e qeverisë, të provojë realisht mazhorancën parlamentare dhe në të njëjtën kohë të vazhdojë luftën e saj për përgatitjen e zgjedhjeve të reja, sidomos të infrastrukturës zgjedhore dhe besoj tashti do të duket më shumë jo vetëm demaskimi i qeverisjes, dështimi i qeverisjes socialiste, por do të duket alternativa e opozitës, në mënyrë që të fitojë sa më shumë zemrat e zgjedhësve”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka