Më në fund rruga problematike që qytetarët duhet të përshkonin për të shkuar në spital është rikonstruktuar. Një investim prej 110 milion lekësh i bashkisë së Tiranës ka bërë të mundur sistemimin e segmentit nga unaza deri tek rruga “Bajram Curri”.

Edi Rama: “Ky aks ishte një gangrenë që tani më është tërësisht i shëruar dhe mundëson vajtje-ardhje normale edhe në këtë pjesë të spitalit e për të gjithë banorët, por po ashtu besoj që kjo pranverë  po na jep shenjën e parë të dukshme të atij transformimi që prej vitesh kemi përgatitur.”

Rruga ka një gjatësi prej 970 metrash linear dhe tashmë ka një rrjet të ri ujësjellës kanalizimesh si dhe ndriçim./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini