“1,4 miliardë euro do të vihen në dispozicion gjatë muajit të ardhshëm dhe një miliardë të tjera deri në fund të vitit”, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Këto para janë parashikuar për mbrotjjen ajrore, municionet dhe për mbështetjen e industrisë ukrainase.

Këto para janë të ardhurat nga interesat e pasurive të ngrira ruse në Europë. Prej kohësh ka pasur përpjekje që këto parat ë përdoren për Ukrainën. Tani Këshilli i BE-së – përkundër dëshirës së Hungarisë, ra dakord, që interesat në dispozicion deri në 90 përind do të përdoren në kuadër të të ashtuquajturit Faciliteti European i Paqes (EFF). Edhe vendet e grupit G7 së fundi vendosën, që interesat e kredive të përdoren për Ukrainën.

Nga portofoli i EFF-së, sipas të dhënave nga BE në periudhën 2022 deri më 2024 janë mobilizuar mbi njëmbëdhjetë miliardë euro. Sipas Komisionit të BE-së janë rreth 210 miliardë euro vlera e pasurisë ruse, që BE-ja i ka ngrirë për shkak të sanksioneve. Sipas vlerësimit të Komisionit të ardhurat nga interesat  janë rreth 2,5 deri në tre miliardë euro. Për vitin 2023 Instituti Financiar Euroclear me seli në Belgjikë deklaroi 4,4 miliardë euro të ardhura nga interesat e vlerave pasurore ruse.

Lirmi i këtyre parave për përdorim arrihet me një manovrim juridik

Borrel deklaroi gjithashtu, se është gjetur një “procedurë ligjore, për të penguar çfarëdolloj bllokimi. Me këtë ai kishte parasysh Hungarinë dhe refuzimin e saj për lirimin e këtyre parave për përdorim. Në këtë sfond, që Hungaria abestenoi vendimin parimor, gjatë marrjes së vendimit ky vend u la jashtë procedurës.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij do të ndjekë hapat ligjorë kundër kësaj procedure, njofton agjencia e lajmeve Reuters. BE me këtë po e tejkalon “vijën e kuqe”, citon paltforma X zëdhënësin e qeverisë hungareze. Szijjártó e kritikoi këtë si një “shkelje të pashembullt ndaj të gjitha rregulloreve të përbashkëta europiane”.

Hungaria së shpejti merr presidencën e radhës në BE

Qendrimmi bllokues i Hungarisë kundrejt Ukrainës nuk është i ri për BE-në. Ky vend bllokon prej muajsh edhe ndihma të tjera në shuma miliardëshe si dhe refuzon furnizimet me armë për Ukrainën. Argumenti i Budapestit është, se me këto ndihma nxitet edhe më tej përshkallëzimi i luftës. Sipas Borrell-it ndihmat e bllokuara për Ukrainën përfshijnë një shumë prej rreth gjashtë miliardë eurosh.

Si reagim ndaj kësaj BE prej gjashtë muajsh mban të bllokuara paratë për Hungarinë për shkak të rezervave lidhur me shtetin ligjor. Më 1 korrik 2024 Hungaria merr drejtimin e presidencës gjashtëmujore të Këshillit në BE.

Në takimin e ministrave të jashtëm u vendos për sanksione të reja ndaj Rusisë. Tema të tjera ishin edhe situate në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Takimi vazhdon edhe të martën (25.06) e në fokus të diskutimeve edhe në ditën e dytë do të jetë tema e Ukrainës. Gjatë një konferencë të parë qeveritare në BE do të hapen bisedimet e antarësimit me Ukrainën e sulmuar nga Rusia./DW